Politike

“Ke Pazari i ri jam unë”, Salianji publikon përgjime të reja: Fredi Alizoti mori pako me lekë

27 Mars 2019, 08:45 Nga DOSJA
“Ke Pazari i ri jam unë”, Salianji publikon përgjime

TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar të tjera përgjime mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”.

Në përgjimet e publikuara nga Salianji, janë edhe dy biseda të bëra mes Fredi Alizotit dhe nëndrejtorit të Policisë së Fierit. Në bisedën mes tyre lihet një takim tek “Pazari i Ri”. Biseda në fjalë rezulton e zhvilluar më 29 gusht të vitit 2018.

Në përgjim ndër të tjera thuhet: 

Fredi Alizoti: Ke Pazari i ri jam unë

Nëndrejtori i policisë: Atje ku u ndamë atë natë

Fredi Alizoti: Jo ore jo, jam këtu tek pazari i ri, tek 9 katëshet.

Ndërsa në një tjetër përgjim të datës 1 tetor, sipas Salianjit në këtë takim Fredi Alizoti ka marrë një tjetër pako me lekë.

Ai e argumenton këtë qëndrim të tijin, me faktin se gjatë bisedës së regjistruar telefonike, Fredi Alizoti shprehet se ai personi ishte treguar fisnik dhe e kishte mbajtur fjalën.

Më poshtë përgjimi që sipas Salianjit flet për një takim të nëndrejtorit të Policisë së Fierit me Fredi Alizotin më 29 gusht 208, tek Pazari i Ri.

Përgjimi që sipas Salianjit tregon se Fredi Alizoti ka marrë lekë. 

Po çfarë është dosja “Babale”?

Disa muaj më parë Partia Demokratike publikoi dy audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Përmes këtyre videove, PD kërkonte largimin e Xhafajt nga posti, duke e cilësuar këtë të fundit si mbrojtës të aferave kriminale të të vëllait. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.  Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, nuk vërtetohet se zëri që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Urdhër-arresti për Fredi Alizotin është ekzekutuar, ndërsa për Albert Veliu u arratis fillimisht drejt Kosovës, për të shkuar më pas në Hungari, ku edhe ka aplikuar për statusin e azilantit, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Për dosjen “Babale” kanë dëshmuar në Prokurori Enkelejd Alibeaj, deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, eksponenti pranë PD, Sali Lushaj si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’. Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Kjo vepër penale, kallëzim i rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg. Për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili ka realizuar intervistën me “Babales” u dha masa detyrim paraqitjeje. Ndërkohë që pas publikimit të audio-përgjimit vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

(B.B/ Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja babale ervin salianji fredi alizoti fredi alizoti takohet me nëndrejtorin e policisë dosja babale ervin salianji fredi alizoti fredi alizoti takohet me nëndrejtorin e policisë

Sondazh

Poll