Politike

Djegia e mandateve nga Opozita, ish-presidenti Moisiu: Ka shembuj që parti të mëdha në botë janë zhdukur

26 Mars 2019, 21:41 Nga DOSJA
Djegia e mandateve nga Opozita, ish-presidenti Moisiu: Ka shembuj që parti

TIRANË– Ish-presidenti Alfred Moisiu i ftuar në emisionin “Përballë” ka folur lidhur me vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

Sipas Moisiut, vendime të tilla në botë i kanë zhdukuar partitë politike.

“PD forca më e madhe opozitare politike. Por ne kemi shembuj në botë që parti politike janë zhdukur. Puna është që pavarësisht se këta politikanë u tërhoqën, kanë detyrë për hir të kontributeve që kanë dhënën, të paktën të ndihmojnë për të krijuar një klimë mirëbesimi me politikanët që kanë mbetur në skenë”, tha Alfred Moisiu.

Deputetët e opozitës së bashkuar kanë dorëzuar mandatet e tyre pasi sipas tyre Parlamenti ishte i kontrolluar nga krimi. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, dhe ka ofruar vetëm dialog për opozitën.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alfred moisiu djegia e mandateve nga opozita pd alfred moisiu djegia e mandateve nga opozita pd

Sondazh

Poll