Bota

COVID-19 po ‘bën kërdinë’ në Brazil, Italia sheh ‘dritë jeshile’, nga 4 maji rihapen dy aeroportet e para në Romë

1 Maj 2020, 07:26 Nga DOSJA
COVID-19 po ‘bën kërdinë’ në Brazil, Italia sheh

Njerëzimi vijon luftën me koronavirusin.  Sipas të dhënave më të fundit, aktualisht në botë janë të infektuar 3,342,375  qytetarët dhe janë shënuar  235,965  viktima. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19  e ka fituar 1,057,597 persona.

Vendi më i prekur në botë është Amerika. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 64,448 qytetarë dhe janë infektuar 1,103,721 të tjerë. Në Kinë situata paraqitet më e qetë. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë shënuar vetëm 12 raste të reja dhe numri total i viktimave është 4,633. Virusi është përhapur gjerësisht në Brazil. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1,807 raste të reja dhe numri total i viktimave ka shkuar në 6,006.

Edhe Europa është në luftë me COVID-19. Në Itali deri më tani janë shënuar 28.236 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 24,824 qytetarë. Numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Francë, ku aktualisht numërohen 24,376 të vdekur.

COVID-19 nuk është larguar as nga Ballkani. Çdo ditë rritet numri të infektuarve në Mal të Zi, Greqi, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut. Ndërsa,  në Shqipëri janë 782 të infektuar dhe kanë humbur jetën 31 persona.

Burumi:worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll