Bota

LDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme më 2 maj, për të votuar qeverinë e re në Kosovë

1 Maj 2020, 07:38 Nga DOSJA
LDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme më 2 maj,

Kosovë-Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar një kërkesë, që të zhvillohet më 2 maj një seancë e jashtëzakoshme në Kuvend për të votuar qeverinë e re.  Kështu bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. “I kemi votat dhe kërkesa është bërë me 61 nënshkrime të deputetëve”, ka deklaruar së fundmi Gashi.

“Në ditët në vijim, një tjetër qeveri e re mund të votohet në Kuvendin e Kosovës, sërish në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me rendin demokratik të Republikës sonë, duke marrë parasysh legjitimitetin e qartë nga deputetët e kuvendit dhe zotimi që u dëshmua sot i shumicës së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit”, u shpreh ndër të tjera Thaçi.

Më 29 prill u arrit marrëveshja për qeverisë e Kosovës mes LDK-së dhe AAK-së. Lajmin e bëri të ditur kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj pas takimit me të parin e LDK’së, Isa Mustafën. Haradinaj deklaroi se AAK-ja ka marrë Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik. Po kështu edhe postin e zv/kryeministrit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci qeveria e re ne kosove hashim thaci qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll