Aktualitet

Hapet “Kutia e Pandorës” për grupin e Shkozetit! Gjurmët e gishtave “kryqëzojnë” Altin Ndocin, të njëjta me ato t

1 Maj 2020, 10:37 Nga DOSJA
Hapet “Kutia e Pandorës” për grupin e Shkozetit!

DURRES- Dosja.al ka arritur të mësojë se 3 armët që janë përdorur në vrasjen e vëllezërveHaxhia në Durrës dhe tek ekzekutimii 2 marsit 2020, ku u vranë Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, janë provuar se janë armët e gjetura në kanal.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se prokuroria ka arritur të zbulojë grupin kriminal të Shkozetit, i cili me prova deri më tani është përgjegjës për vrasjen e 4 personave.

Makina Toyota u gjet e braktisur, brenda të cilës policia ka ekzaminuar gjurmë gishtash dhe njolla gjaku. Po ashtu, të njëjtat burime sqaruan se edhe në armën e krimit ka patur njolla gjaku dhe gjurmë gishtash.

Sakaq, jo të gjithë fishekët që kanë qenë në krehërin e kallashnikovit janë zbrazur. Ekspertiza balistike ka provuar se janë të njëjtat armë, që janë përdorur në këto vrasje.

Gjurmët e gishtave në armë korrespondojnë me shenjat e gishtave të Altin Ndocit, nga krahasimi nga gjurmët biometrike të sistemit të të dhënave për shtetasit shqiptarë.

Ai ka mohuar përballë hetuesve përfshirjen e tij në këto ngjarje, por dëshmia e K.A., bashkëpunëtor me të, shenjat e gishtit në armë dhe makinë, por edhe rrobat që siç mëson Dosja.al i janë sekuestruar në apartamentin e tij në Tiranë, janë pikat e forta ku bazohet akuza e prokurorisë për 33-vjeçarin.

Tashmë grupi i Shkozetit është zbuluar dhe prokuroria vijon hetimin për të zbuluar anëtarët e tjerë të bandës dhe ngjarjet kriminale ku ata janë të përfshirë. Kutia e Pandorës tashmë është hapur!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci besmir haxhia dorian shkoza grupi i shkozetit operacioni shen vlashi viktor haxhia vrasje ne durres altin ndoci besmir haxhia dorian shkoza grupi i shkozetit operacioni shen vlashi viktor haxhia vrasje ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2020, 09:38

DURRES- Dy vrasje të bujshme në më pak se dy muaj dyshohet se janë kryer nga 33-vjeçari Altin Ndoci. I riu u arrestua dje pasdite në Tiranë në një zonë t...