Aktualitet

1 Maj 2020, 09:38 Nga DOSJA

DURRES- Dy vrasje të bujshme në më pak se dy muaj dyshohet se janë kryer nga 33-vjeçari Altin Ndoci. I riu u arrestua dje pasdite në Tiranë në një zonë tejet të frekuentuar dhe të banuar, në një apartament. Ai akuzohet si ekzekutori kryesor i dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia e Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza.

Por si u arrit arrestimi i tij? Burime i thanë Dosja.al se ka qenë 22-vjeçari K.A.., nga Durrësi i cili është arrestuar i pari dhe ka pranuar të bashkëpunojë me Policinë. Ai ka treguar rrethanat e vrasjeve dhe motivet, duke shënjestruar Ndocin si organizator.

Gjithashtu, një rol tejet të rëndësishëm në zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Haxhia kanë patur edhe kamerat e sigurisë. Kanë qenë ato që kanë filmuar makinën tip “Toyota” teksa largohej nga parku i tregut të makinave në Nishtullë të Durrësit.

Policia ndoqi gjurmët e makinës, duke arritur të zbardhë ngjarjen. Mjeti tashmë është sekuestruar, bashke me 3 armë tip kallashnikovë që ishin hedhur në kanal, 12 telefona, dhe më kryesoren dy autorët e ngjarjes. Altin Ndoci dhe K.A., ndodhen në paraburgimin e Durrësit dhe pritet që javën e ardhshme të dalin para gjykatës.

Dy të rinjtë janë arrestuar pasditen e djeshme nga Policia njëri në Tiranë e tjetri në Durrës. Ndalimi vjen pas 2 ngjarjeve të rënda. Dy vëllezërit Haxhia u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklsëagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre.

Sapo të dy vëllezërit dolën nga banesa dhe iu drejtuan parkut, 3 persona dyshohet se iu dolën para me makinën Toyota, viktimat ndaluan dhe ata nisën të qëllojnë drejt tyre. Ndërkohë që e ngjashme është edhe ngjarja e dy marsit, për të cilën akuzohet Ndoci dhe i riu nga Durrësi. Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, ishin duke  ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe është liruar në vitin 2010.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci besmir haxhia operacioni shen vlashi viktor haxhia vrasje ne durres altin ndoci besmir haxhia operacioni shen vlashi viktor haxhia vrasje ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2020, 08:39

TEPELENË- Bledi Haka, 39 vjeç dhe shoku i tij, Rigert Çekani, 30 vjeç, janë vënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Gjirokastrës në...