Aktualitet

VIDEO/ TOYOTA e zezë, kallashnikovë hedhur në kanal, ja momentet e operacionit “Shën Vlashi”, ku u arrestuan autorët e

1 Maj 2020, 09:24 Nga DOSJA
VIDEO/ TOYOTA e zezë, kallashnikovë hedhur në kanal, ja momentet

DURRES– Policia e Shtetit ka shpërndarë edhe pamjet e operacionit “Shën Vlashi”, ku u arrestuan autorët e 2 vrasjeve në Durrës. Altin Ndoci dhe K.A., nga Durrësi u prangosën si dy autorët e ngjarjeve të rënda, teksa në pamje shihet edhe makina me të cilën autorët kryen krimin e më pas u larguan. Mjeti tip “Toyota” u gjet në Arapaj të Durrësit i braktisur, ndërsa arma e krimit, tip kallashnikovë në një kanal në zonën e Nishtullës shumë pranë vendit të krimit.

 

Dy të rinjtë janë arrestuar pasditen e djeshme nga Policia, njëri në Tiranë e tjetri në Durrës. Ndalimi vjen pas 2 ngjarjeve të rënda. Dy vëllezërit Haxhia u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklswagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre.

Sapo të dy vëllezërit dolën nga banesa dhe iu drejtuan parkut, 3 persona dyshohet se iu dolën para me makinën Toyota, viktimat ndaluan dhe ata nisën të qëllojnë drejt tyre. Ndërkohë që e ngjashme është edhe ngjarja e dy marsit, për të cilën akuzohet Ndoci dhe i riu nga Durrësi. Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, ishin duke  ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe është liruar në vitin 2010.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci anxhelo avdia vrasja e vellezerve haxhia altin ndoci anxhelo avdia vrasja e vellezerve haxhia

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2020, 08:39

TEPELENË- Bledi Haka, 39 vjeç dhe shoku i tij, Rigert Çekani, 30 vjeç, janë vënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Gjirokastrës në...