Aktualitet

“Dy vëllezërit Haxhia merreshin me drogë”, çfarë tha 22-vjeçari në Policinë e Durrësit, në vrasje ishte gj

1 Maj 2020, 10:08 Nga DOSJA
“Dy vëllezërit Haxhia merreshin me drogë”,

DURRES- Ashtu siç edhe u dyshua fillimisht, policia dhe prokuroria vijojnë t’i qëndrojnë të njëjtës pistë se vrasjet e fundit në Durrës kanë si motiv prishjen e pazareve të drogës. Altin Ndoci dhe vëllezërit Haxhia kanë patur njohje me njëri-tjetrin.

Ky mësohet se ka qenë deklarimi i të riut në polici. K.A., 22 vjeç ka pranuar autorësinë e të dy vrasjeve, duke rrëfyer edhe emrat e tjerë të grupit prej 4 anëtarë, përfshi këtu edhe Altin Ndocin.

Sipas tij, Besmir dhe Viktor Haxhia ishin të përfshirë në trafikun e drogës, brenda dhe jashtë vendit. Të dy vëllezërit bashkëpunonin me Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë, dy viktimat e para të grupit. Prishja e një pazari mes të dy palëve ka sjellë edhe ekzekutimin fillimisht të Avdisë dhe Shkozës e më pas të të dy vëllezërve.

I riu ka pranuar se në vrasjen e parë dhe të dytë, nuk kanë qenë vetëm dy persona, por edhe një i tretë. Kjo mbështetet edhe nga kallashnikovët që policia gjeti në vendin e ngjarjes që ishin 3, të hedhur në një kanal në Nishtullë. Gjithashtu, një tjetër detaj që ka dalë në pah është se makina tip Toyota e përdorur nga autorët ka qenë e modifikuar, pasi targat e makinës ‘Toyota’ që u përdor nga autorët për vrasje janë AA 375 NX, por janë të vjedhura, pasi i përkasin një makine me qira ‘Skoda’.

Dy të rinjtë janë arrestuar pasditen e djeshme nga Policia, njëri në Tiranë e tjetri në Durrës. Ndalimi vjen pas 2 ngjarjeve të rënda. Dy vëllezërit Haxhia u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklswagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre.

Sapo të dy vëllezërit dolën nga banesa dhe iu drejtuan parkut, 3 persona dyshohet se iu dolën para me makinën Toyota, viktimat ndaluan dhe ata nisën të qëllojnë drejt tyre. Ndërkohë që e ngjashme është edhe ngjarja e dy marsit, për të cilën akuzohet Ndoci dhe i riu nga Durrësi. Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, ishin duke ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe është liruar në vitin 2010.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci anxhelo avdia besmir haxhia dorian shkoza operacioni shen vlashi viktor haxhia vrasje ne durres altin ndoci anxhelo avdia besmir haxhia dorian shkoza operacioni shen vlashi viktor haxhia vrasje ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2020, 09:38

DURRES- Dy vrasje të bujshme në më pak se dy muaj dyshohet se janë kryer nga 33-vjeçari Altin Ndoci. I riu u arrestua dje pasdite në Tiranë në një zonë t...

Aktualitet 1 Maj 2020, 08:39

TEPELENË- Bledi Haka, 39 vjeç dhe shoku i tij, Rigert Çekani, 30 vjeç, janë vënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Gjirokastrës në...