Aktualitet

“Kriminel, duam pagën e luftës”/ Rama inspekton punimet në lumin Gjanica, fjerakët e presin me protesta, 3 të shoqërua

1 Maj 2020, 09:21 Nga DOSJA
“Kriminel, duam pagën e luftës”/ Rama inspekton punimet

FIER- Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta ditën e sotme në Fier, teksa ka inspektuar punimet në lumin Gjanica. Një grup qytetarësh dhe punonjës të rafinerisë së naftës, të mbledhur nga përfaqësues të Partisë Demokratike me në krye ish- deputetin Luan Baçi,  dolën për të protestuar kundër kryeministrit Rama. Gjatë protestës ata u shprehën se vendi është në krizë dhe nuk kanë me çfarë të ushqehen. Sipas tyre qeveria duhet t’u japë qytetarëve pagën e luftës.

“Na la pa bukë dhe tani na shpërndanë, ja ky është Edi Rama.  Pagën e luftës nuk e ka marrë asnjëri. Po deshi të dalë ndonjëri dhe të thonë që e ka marrë. Të gjithë punëtorët janë në një gjendje të mjerueshme. Nuk e dimë se ça do bëhet me ne, me sa shikojmë nuk ka të ardhme fare. Rama e di gjendjen tonë,”- u shprehën disa protestues.

Ndërkohë nuk munguan edhe thirrje kundër Ramës, si:  “Ik, Ik, hajdut, kriminel’.  Menjëherë ka ndërhyrë policia, e cila ka shoqëruar 3 protestues, pasi kanë fyer kreun e qeverisë. Dosja.al ju sjell edhe pamjet e shoqërimit në komisariat të 3 protestuesve.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Luan Baçi, ish-deputeti i Partisë Demokratike në Fier. Ai shprehet se qytetarët nuk kanë organizuar protestë, por kanë qenë punëtorë që thejsht kanë shprehur mos pëlqimin e tyre ndaj kryeministrit. Baçi shton më tej se policia duhet të lirojë në mënyrë urgjente të shoqëruarit, pasi ky shoqërim, sipas tij, është i paligjshëm.  Ndërkohë Rama, publikoi një video gjatë inspektimit në lumin Gjanica, ku u shfaq i qetë dhe bisedonte me kryetarin e Bashkisë, Armando Subashain.  Me syze dhe i qetë në komunikim, Rama i theksoi Subashit dhe anët e lumit duhet të mbushen me lule dhe shkurre.

Por, ndodhemi në kohë pandemie dhe është e ndaluar me ligj grumbullimi i njerëzve në publik. Duke iu  referuar aktit normativ, i cili u miratua  pak  javë më parë, kush organizon protesta në këtë kohë gjobitet me 5 mln lekë gjobë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protestë në fier kundër ramës shoqërohen 3 protestues në fier protestë në fier kundër ramës shoqërohen 3 protestues në fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2020, 09:38

DURRES- Dy vrasje të bujshme në më pak se dy muaj dyshohet se janë kryer nga 33-vjeçari Altin Ndoci. I riu u arrestua dje pasdite në Tiranë në një zonë t...

Aktualitet 1 Maj 2020, 08:39

TEPELENË- Bledi Haka, 39 vjeç dhe shoku i tij, Rigert Çekani, 30 vjeç, janë vënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Gjirokastrës në...