Aktualitet

Klosi jep lajmin e shumëpritur: Të parët hapen baret dhe restorantet në natyrë, nis më 18 maj

1 Maj 2020, 10:18 Nga DOSJA
Klosi jep lajmin e shumëpritur: Të parët hapen baret dhe

TIRANË-Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka treguar në Abc Neës si do të jetë sezoni turistik në Shqipëri. Ai tha se të parat që do hapen janë baret dhe restorantet e hapura, ndërkohë nga e hëna do të bëhet publik një protokoll sigurie për ruajtjen e sigurisë dhe higjienës në këto ambiente.

“Ne kemi mundësi të shkojmë brenda për brenda një territori në zonat e gjelbërta Nga data 18 maj eskpertët e shëndetësisë do pranojmë të kemi hapjen e para të bareve dhe restoranteve.

Të parat do hapen baret dhe restorantet që janë në natyrë. Dhe shumica e këtyre bareve janë në bregdet dhe në zona rurale. Sot flasim për disa kushte që duhet të jemi striktë sa i përket higjenës. Protokolli që ne kemi nxjerrë në fillim të javës do sjellë një vendimmarje të fundit për baret, restorantet, pishinat, guidat. Të gjitha do kenë një protokoll sigurie”, u shpreh Klosi.

Marrë nga Abcnews.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi klosi lirimi i masave te koronavirusit plani i masave per covid-19 blendi klosi lirimi i masave te koronavirusit plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2020, 09:38

DURRES- Dy vrasje të bujshme në më pak se dy muaj dyshohet se janë kryer nga 33-vjeçari Altin Ndoci. I riu u arrestua dje pasdite në Tiranë në një zonë t...