Aktualitet

“Ndal jemi policia”, gruaja në Qinam tregon si i lidhën grabtiësit në shtëpi, iu prezantuan si efektivë: Kishin automa

1 Maj 2020, 10:36 Nga DOSJA
“Ndal jemi policia”, gruaja në Qinam tregon si i lidhën

TIRANË– Drita Hysa, kryefamiljarja e shtëpisë në Qinam që u grabit ditën e sotme nga disa persona të armatosur ka rrëfyer tmerrin që ka jetuar nga hajdutët.

Në një prononcim për “Top-Channel”, Hysa shprehet se autorët janë paraqitur si efektivë policie, që supozohej se do të bënin kontroll në shtëpi.

Isha në gjumë, dëgjova zhurmat. Kishte dalë burri, kishte hapur derën dhe i thonë “policia, kontroll për armë”. Kapin burrin dhe e lidhin dhe e përplasin në tokë. Shkojnë sipër, marrin djalin, e lidhin dhe e sjellin këtu poshtë të burri. Dal në derë dhe shoh ata me automatikë dhe me maska, më kapin dhe mua dhe më shtrijnë te këmbët e burrit, dhe bërtisnin “mos lëvizni, policia, krehje e zonës”. Na kanë marrë telefona, lekë, çfarë kanë gjetur. Burri bërtiste, i vunë dhe ngjitëse në gojë. Ka qenë goca në katin e dytë, ka një fëmijë të vogël 6 vjeç. Është trembur djali. Burri punon në ndërtim privat me gjithë djalin. Ne në shtëpi. Na ka ndodhur dhe herë tjetër, jo në shtëpi, kanë marrë motorin këtu përjashta,”– tregon Hysa.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e natës në fshatin Qinam në Zall Herr të Tiranës. Deri më tani mësohet se janë shoqëruar 10 persona në komisariatin nr.5 të Tiranës, si të dyshuar për ngjarjen në fjalë. Ata u futën me armë në banesën e familjes Hysa, lidhën anëtarët që ndodheshin në shtëpi dhe grabitën 400 mijë lekë dhe disa sende me vlerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drita hysa grabitet familja ne qinam tirane drita hysa grabitet familja ne qinam tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2020, 09:38

DURRES- Dy vrasje të bujshme në më pak se dy muaj dyshohet se janë kryer nga 33-vjeçari Altin Ndoci. I riu u arrestua dje pasdite në Tiranë në një zonë t...