Aktualitet

Pazaret e drogës/ Vëllezërit Haxhia dhe Avdia me Shkozën u vranë nga grupi i Shkozetit, prangoset Altin Ndoci dhe bashkëpu

1 Maj 2020, 09:06 Nga DOSJA
Pazaret e drogës/ Vëllezërit Haxhia dhe Avdia me Shkozën u

TIRANË- Zbardhen dy ekzekutimet që kanë ndodhur në mars-prill në qytetin e Durrësit. Altin Ndoci, 33 vjeç dhe K.A.,22 vjeç janë arrestuar nga policia e Shtetit si dy autorët e vrasjeve të Besmir e Viktor Haxhisë, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë dhe ekzekutimi i 3 marsit 2020, ku humbën jetën Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza. Ata janë pjesë e një grupi që vepron në këtë zonë dhe njihet si grupi i Shkozetit. 

Sipas Policisë, të dy këta persona kanë patur lidhje me viktimat dhe pista kryesore e vrasjeve është ajo e prishjes së pazareve për shkak të aktivitetit kriminal.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dha detajet e operacionit të koduar “Shën Vlashi”, ku sqaroi se në total për këto ngjarje akuzohen 4 persona, 2 prej të cilëve janë shpallur në kërkim. Ndërkohë që janë sekuestruar armët e krimit, që u gjetën në një kanal në zonën e Nishtullës, makina tip”Toyota” me të cilën autorët u larguan nga vendngjarja, 12 aparate celularë dhe gjurmë gishtash dhe ADN e cila është çuar për ekzaminim. Ka qenë 22-vjeçari nga Durrësi, K.A., ai i cili ka rënë i pari në duart e Policisë. Ai ka bashkëpunuar me hetuesit duke treguar të gjithë skemën e vrasjeve. Burime për Dosja.al sqaruan se objektivi i vrasjes së ditës së hënë, ka qenë Besmir Haxhia e jo i vëllai, Viktori.

Të dy vëllezërit u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklswagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Sapo të dy vëllezërit dolën nga banesa dhe iu drejtuan parkut, 3 persona dyshohet se iu dolën para me makinën Toyota, viktimat ndaluan dhe ata nisën të qëllojnë drejt tyre. Ndërkohë që e ngjashme është edhe ngjarja e dy marsit, për të cilën akuzohet Ndoci dhe i riu nga Durrësi. Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, ishin duke  ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe është liruar në vitin 2010. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci anxhelo avdia besmir haxhia dorian shkoza grupi i shkozetit operacioni shen vlashi viktor haxhia vrasje ne durres altin ndoci anxhelo avdia besmir haxhia dorian shkoza grupi i shkozetit operacioni shen vlashi viktor haxhia vrasje ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2020, 08:39

TEPELENË- Bledi Haka, 39 vjeç dhe shoku i tij, Rigert Çekani, 30 vjeç, janë vënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Gjirokastrës në...