Bota

COVID-19/ Gjermania lehtëson masat, hapen dyqanet, kozmetikat, muzetë, shkollat dhe parukeritë, parajmërimi i Merkel-it për

1 Maj 2020, 06:16 Nga DOSJA
COVID-19/ Gjermania lehtëson masat, hapen dyqanet, kozmetikat, muzetë,

Gjermani- Qeveria federale në Gjermani, po planifikon që të hapë shkollat në të gjithë vendin, qendrat e kujdesit ditor dhe ambientet sportive. Mediet gjermane shkruajnë se javën e ardhshme qeveria gjermane do të miratojë masat e reja që pritet të futen në fuqi më 6 maj. Kancelarja Angela Merkel dhe drejtuesit e shteteve federale kanë filluar të diskutojnë për këtë çështje.

Sipas projekt-rezolutës federale, për të cilën Agjencia Gjermane e Shtypit  ishte në dijeni para konferencës së të enjtes pasdite, është vendosur që sheshet e lojërave, muzetë, kopshtet botanike, kishat dhe zoologjike të rihapen. Por, Kancelarja Angela Merkel paralajmëroi se ekziston rreziku për të shkaktuar ringjalljen e koronavirusit nëse njerëzit bëhen të pakujdesshëm dhe harrojnë distancimin shoqëror. ” Së shpejti, do të miratohet një paketë e madhe “, ka dekelaruar Merkel.

Po kështu, mësohet se North Rhine-Westphalia po ndërmerr një hap të madh në hapjen e shkollave. Në këtë shtet fedeal është vendosur që të gjithë nxënësit e shkollave fillore të kthehen në shkollë më 11 maj.

Në parim, qeveria federale dëshiron të mosj lejojë zhvillimin e ngjarjeve madhore siç janë festivalet e njohura, ngjarjet e mëdha sportive apo koncertet në rrugë. Për shkak të paqartësive që lidhen me infeksionin, mund të supozohet se ky ligj do të mbetet në fuqi deri më 31 gusht.

Ndërkohë, Mecklenburg-Pomerania Perëndimore po heq kufijtë e hapësirës për dyqanet, për tregjet e teknologjisë dhe bizneset e tjera të mëdha. Siç njoftoi, kryeministri Manuela Schwesig  nga e shtuna të gjitha dyqanet e vendit mund të përdorin përsëri të gjithë zonën e tyre të shitjeve. Në Thuringia, të gjitha dyqanet,kozmetikat, sallonet e kujdesit për thonjtë dhe këmbët do të lejohen të rihapen nga e hëna.

Burimi: welt.de

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel koronavirusi ne gjermani angela merkel koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll