Bota

Thaçi: Kam mandatuar Hotin për formimin e qeverisë së re, askush nuk mund të mbajë pushtetin në mënyrë jodemokratike

30 Prill 2020, 14:35 Nga DOSJA
Thaçi: Kam mandatuar Hotin për formimin e qeverisë së re,

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar sot se ka mandatuar Abdullah Hotin për Kryeministër. Në një deklaratë për mediat, Thaçi u shpreh se tashmë Hoti ka të drejtë të formojë qeverinë e re dhe askush nuk duhet të pretendojë se mund ta marrë ose ta mbajë pushtetin në mënyrë jodemokratike.

Më tej ai shtoi se, Isa Mustafa, ia ka treguar se ka përkrahjen e shumicës parlamentare për ta formuar Qeverinë e re, prandaj dhe ai ka mandatuar Hotin që të formojë qeverinë e re.

Sic jeni njoftuar, të gjitha partitë mendojnë se Kosova duhet të ketë një qeveri të re, në përjashtim të një partie. Pas letrave që i kam dërguar kreut të LDK’së, praktikë që kam ndjekur me partinë fituese më parë, sot kam marrë një letër nga z. Isa Mustafa, se i përmbush të gjitha kriterët për formimin e Qeverisë së re, duke përfshirë në këto kritere se ka siguruar shumicën për formimin e Qeverisë. Kjo mu dëshmua edhe faktkisht. Ju njoftoj që sot kam mandatuar z. Avdullah Hoti për formimin e Qeverisë së re”.

Në fund Thaci ka dërguar një mesazh dhe për kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se: Duhet të pajtohemi se pushteti në Kosovë fitohet dhe humbet sic e sheh edhe Kushtetuta. Askush nuk duhet të pretendoj se me metoda jodemokratike mund ta marrë, ose ta mbajë apo ta uzurpojë pushtetin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni abdullah hoti hashim thaci qeveria e re ne kosove abdullah hoti hashim thaci qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll