Bota

Në ndarjen e Çmimit Ndërkombëtar të Artit letrar “Qyteti i trëndafilit”, edhe shkrimtarja shqiptare Entela Kasi

30 Prill 2020, 14:14 Nga DOSJA

ITALI– Komuna e Aulas, në Toskana të Italisë ndan çmimin ndërkombëtar për letërsi dhe arte për vitin 2020. Në këtë vit, ky çmim do i akordohet 5 grave nga fusha të letërsisë dhe arteve nga vende të ndryshme të botës nën motivacionin : Gra ekselente, në fushën e artit dhe letërsisë.

Ceremonia do të mbahet në muajin Nëntor në Komunën e Aulës, Toskanë, sipas protokollit të këtij aktiviteti.

Midis laureateve të këtij viti është shkrimtarja shqiptare, Entela Kasi. Njëkohësisht presidente e PEN qendrës të Shqipërisë.

Juria e këtij çmimi është e përbërë nga shkrimtarë dhe kritikë të njohur në arenën ndërkombëtare, midis tyre kandidatë të çmimit Nobel të letërsisë.

Nën kujdesin e rajonit të Toskanës dhe Komunës së Aulës, organizatorët e kanë  përcaktuar në emblemë si : Qyteti i trëndafilit- ‘La citta della rosa.’

Burimi: concorsiletterari

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora entela kasi itali komuna e aulas qyteti i trëndafilit entela kasi itali komuna e aulas qyteti i trëndafilit

Sondazh

Poll