Aktualitet

Aksident i rëndë në Korçë, polici përplas fëmijën 12-vjeçar (EMRI)

30 Prill 2020, 14:14 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Korçë, polici përplas

KORÇË- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Korçë. Sipas informacioneve mësohet se i plagosur ka mbetur një fëmijë 12-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të vendit të quajtur ura e Bulgarecit, ku makina ka përplasur fëmijën me biçikletë.


Burime nga Policia bëjne me dije se 12-vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë shtohet se drejtuesi i mjetit është punonjës policie në komisariatin e Maliqit, i identifikuar si Dritan Lilollari, ndërsa në momentin e aksidentit ka qenë jashtë shërbimit.

Uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjajres dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë, ndërsa ka bërë shoqërimin e drejtuesit në polici për sqarimin e rrethanave.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce dritan lilollari plagoset femija ne korce aksident ne korce dritan lilollari plagoset femija ne korce

Sondazh

Poll