Aktualitet

Genard Hajdini, personazhi i “pa parë fare” bast me kryeministrin Rama: Të sfidoj në basketboll, po fitova dua punë. Dua

30 Prill 2020, 13:56 Nga DOSJA
Genard Hajdini, personazhi i “pa parë fare” bast me

TIRANË– Genajd Hajdini, i ftuar në “Shqipëria Live” ka treguar kohën kur punonte në Institutin e Shëndetit Publik në Shqipëri.

Ai tregoi dhe arsyet se përse ishe hequr nga puna, duke vënë edhe një bast me kryeministrin Edi Rama për ta marrë në punë si këshilltar për shëndetin.

Më hoqën nga puna pas 8 vitesh në ISHP. Ishte një problem me ujin e pijshëm që vinte nga Lubjana. Bëra një ballafaqim me Esem Ramadanin në Kosovë dhe i thashe se janë ujrat e rëndë dhe mund të helmojnë njerëzit. Ata e morën si përhapje paniku. Kjo është një arsye. Arsyeja tjetër ishte gripi dhe bëra një promocion për të përdorur kurimin bio. Të punoj pranë ministres së Shëndetësisë apo kryeministrit? Po të ishte pranë kryeministrit do të ishte më mirë sepse do kisha kontakt të drejtpërdrejtë, dhe do i fryja në vesh ki kujdes këtë apo atë. Duke i buçitur koka nga fjalët që do thoja unë. Vetëm në një ndjeshje basketbolli, nëse do fitoja unë do të më pranonte këshilltar në kryeministri. Jam qënë driblues shumë i mirë, gjuaj edhe më të majtën edhe më të djathtën,”-tha ai.

Hajdini është një nga personazhet më të njohura në Instagram, ku edhe ndan momente nga dita e tij me të motrën Sonilën. Ai është bërë i njohur për shprehjen e tij “pa parë fare”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama genard hajdini apel rames edi rama genard hajdini apel rames

Sondazh

Poll