Politike

Fati i çeljes së negociatave, ja çfarë thuhet në Bruksel në Maqedoninë e Veriut

30 Prill 2020, 12:38 Nga DOSJA
Fati i çeljes së negociatave, ja çfarë thuhet në

Maqedoni e Veriut- Zëdhënësja e Komisioneit të Zgjerimit të BE, Ana Pisonero i tha agjencisë së lajmeve MIA se Brukseli beson që korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut mund të paraqitet në qershor.

Sipas skenarit të rastit më të mirë, nëse KE-ja e paraqet vërtet ta paraqesë këtë kornizë në qershor, propozimi nga anëtaret e bllokut llogaritet të aprovohet në vjeshtë, nëse ato arrijnë t’i harmonizojnë vërtet pozicionet e tyre. Presidenca gjermane e BE-së nis në 1 korrik të këtij viti dhe pritet ta ruajë fokusin e saj mbi Ballkanin Perëndimor dhe vetë procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian. Mbetet për t`u parë sesi do të reagojnë shtetet anëtare ndaj idesë së “dallimit” të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria.

 

Komisioni Europian pritet ta paraqesë kornizën e bisedimeve për të dy vendet në të njëjtën kohë, por vendet e BE-së vendosën kushte shtesë për Tiranën në mars. Samiti i Zagrebit, ku vendi ynë priste të merrte dritën jeshile të hapjes së negociatave, do të zhvendosë duket fokusin për shkak të pandemisë së koronavirusit, lufta ndaj të cilës ka gjasa të shndërrohet në temë qendrore të takimit.

Burimi: balkaneu.com

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ana pisonero fati i çeljes së negociatave ana pisonero fati i çeljes së negociatave

Sondazh

Poll