Politike

Minstrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor konferencë online, Cakaj: BE krah nesh në këtë situatë

30 Prill 2020, 12:07 Nga DOSJA
Minstrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor konferencë

Tiranë- Ditën e sotme ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një video-konferencë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

“Në këtë takim digjital shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Bashkimit Evropian në luftën kundër COVID-19 dhe nënvizuam rëndësinë e përqendrimit të mëtejmë të të gjitha përpjekjeve në përballimin e kësaj sfide.”, u shpreh Cakaj në lidhje me koferencën.

Po ashtu, Cakaj theksoi se në video-konferencë, pavarësisht rrethanave të pazakonta, u shpalos puna e Shqipërisë në rrugën evropiane dhe u theksua përkushtimi për të vepruar në përputhje me të gjitha prioritetet, siç janë paraqitur në përfundimet e fundit të Këshillit.

“Kjo është thelbësore për të përparuar edhe me tutje në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”– përfundoi Kryediplomati Cakaj, postimin e tij.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj gent cakaj

Sondazh

Poll