Aktualitet

Edi Rama: Nesër nuk ka mbyllje të detyrueshme, punë dhe lëvizje me të njëjtat rregulla

30 Prill 2020, 09:29 Nga DOSJA
Edi Rama: Nesër nuk ka mbyllje të detyrueshme, punë dhe

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nesër, më datë 1 maj nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se të gjithë ata që duan të punojnë, mund të punojnë dhe të lëvizin sipas të njëjtave rregulla.

Më tej, Rama shton se Ministria e Shëndetësisë do të publikojë edhe disa rregulla të reja pasditen e sotme, lidhur me javën në vijim dhe me zgjerimin e Zonave të Gjelbërta.

Statusi i plotë  

NË PËRGJIGJE TË SHUMË PYETJEVE PËR DITËN E NESËRME, 1 MAJ: Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave. Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një javë më parë rregullat dhe hapjen e masave p[ër të gjithë vendin. Zonat e gjelbërta kanë mundësi lëvizjeje për të gjithë qytetarët, dedikuar edhe dy orë në mëngjes pensionistëve, brenda orarit të lejuar dhe pa autorizim. Shumë biznese janë hapur, ndërsa qytetet e tjera, vijojnë zbatimit e rregullave gjatë pandemisë së Covid-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama lirimi i masave te koronavirusit plani i masave per covid-19 edi rama lirimi i masave te koronavirusit plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll