Aktualitet

U fshehën brenda kamionit, rruga e vështirë që shqiptarët zgjedhin për të shkuar në Britaninë e Madhe (FOTO)

30 Prill 2020, 09:51 Nga DOSJA
U fshehën brenda kamionit, rruga e vështirë që

BRITANI E MADHE– Ditën e sotme është publikur një foto nga Zyra e Emigracionit në Britani, ku shfaqen katër shqiptarë të cilët tentuan të shkelnin ilegalisht vendin. Në përpjekje për t’ia dalë pa dokumenta, shqiptarët u zbuluan nga forcat e kufirit në një kamion, teksa qëndronin në një ndarje shumë të ngushtë.

Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar dy rumunë, të cilët së fundmi janë dënuar me burg. Mësohet se kamioni i tyre u ndalua mëngjesin e 23 shkurtit dhe në momentin kur oficerët filluan të kontrollonin mjetin gjetën një mur ndarës mes sediljes së pasagjerit dhe pjesës së ngarkesës.

Një hapësirë e tillë ka qenë e mjaftueshme ku shqiptarët janë fshehur. Dy të dënuarit janë të moshave 28 dhe 19-vjeçare. 28-vjeçari është dënuar me 36 muaj burg, ndërsa 19-vjeçari, do të jetë të paktën për 2 vite në burg.

 

Ian Hanson, drejtori i Forcës Kufitare Evropë dhe ndërkombëtar, tha: Ne po punojmë me forcat e rendit për t’u siguruar që njerëzit kontrabandë të përballen me forcën e plotë të ligjit. Kjo ishte një përpjekje e ashpër për të provuar të sjellë njerëzit në MB në mënyrë të paligjshme. Furgoni ishte përshtatur për qëllimin e vetëm të kontrabandës.”- konfirmoi ai.

Burimi: ilkleygazette.co.uk 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 4 shqiptaret ne britani britani e madhe 4 shqiptaret ne britani britani e madhe

Sondazh

Poll