Politike

“Qeveria ka dështuar me menaxhimin e situatës së COVID-19”, PD: Kemi 66 mijë vende pune më pak

29 Prill 2020, 20:29 Nga DOSJA
“Qeveria ka dështuar me menaxhimin e situatës së

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, është shprehur sot në mbëmje se qeveria ka dështuar me menaxhimin e situatës së COVID-19. Në një reagim në Facebook, Bardhi ka krahasuar dhe menaxhimin e situatës së koronavirusit të Shqipërisë me Kosovën.

Numri 2 i PD shkruan se Kosova është me 6 mijë vende të reja pune në COVID, ndërsa Shqipëria me 66 mijë më pak. “Kosova zbatoi një paketë ekonomike që mbron vendet e punës, ekonominë familjare dhe ekonominë kombëtare, pothuajse një paketë të njëjtë me atë që propozoi Partia Demokratike që në fillim të krizës COVID”, shkruan Bardhi.

REAGIMI I PLOTË

Kosova na tregon sa e paaftë, e korruptuar dhe dështake është qeveria e Edi Ramës. Në thelb të veprimeve të saj në këto 2 muaj nuk ka qenë mirëqenia e qytetarit, por ajo e klientëve dhe oligarkëve.Ndryshimi thelbësor është se Kosova sot ka 6 mijë vende të reja punë më shumë sesa para krizës së COVID-it. Shqipëria ka pranuar zyrtarisht si të larguar apo pezulluar nga puna 66 mijë qytetarë. Çfarë e shpjegon këtë ndryshim kaq të madh?

Përgjigja është fare e thjeshtë: Kosova zbatoi një paketë ekonomike që mbron vendet e punës, ekonominë familjare dhe ekonominë kombëtare, pothuajse një paketë të njëjtë me atë që propozoi Partia Demokratike që në fillim të krizës COVID.  • Kosova mbuloi shpenzimet e bizneseve për pagat mujore minimale. • Subvencionoi për dy muaj gjysmën e qerasë për biznesin e vogël; • Mbuloi vlerën e kontributeve të sigurimeve shoqërore për dy muaj.

Shqipëria nuk bëri asnjë nga këto masa mbështetëse.  • Kosova jo vetëm ruajti vendet e punës që kishte, por i shtoi ato, duke nxitur kompanitë me bonuse prej 130 euro në muaj për çdo punëtor të regjistruar me kontratë të paktën 1 vit.  Ndryshimi është si nata me ditën. Në Kosovë qeveria vendosi të parin interesin e qytetarëve. Ndërsa në Shqipëri, Edi Rama vendosi të parin interesin e 10 oligarkëve. 66 mijë punonjës të larguar e të pezulluar dhe mbi 60 milionë euro për beton dhe tendera luksi e dëshmojnë këtë. Paratë janë. Mjafton që Edi Rama të ndalë korrupsionin me tendera dhe të anullojë koncesionet korruptive. Qytetarët kanë nevojë për mbështetje, jo për propagandë e justifikime bajate të regjimit të facebook-ut.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi masat kunder covid 19 perballimi i situates se covid gazment bardhi masat kunder covid 19 perballimi i situates se covid

Sondazh

Poll