Politike

Basha takohet me fasonët: Kanë probleme të shumta, qeveria nuk i mbështet. Nëse famlimentojnë rrezikohen 70 mijë vende pu

29 Prill 2020, 18:08 Nga DOSJA
Basha takohet me fasonët: Kanë probleme të shumta, qeveria nuk i

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me përfaqësuesit e Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë. Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se  ka dërgjuar shqetësimet e tyre dhe shton se ky sektor po përballet me probleme të shumta.

Më tej numri një i PD shton se qeveria në vend të mbështetjes për të mbrojtur vendet e punës, u ka shtuar kostot e tyre, duke rrezikuar mbijetesën e qindra ndërmarrjeve. “Nëse fasonët falimentojnë, 70 mijë punonjës humbin vendin e punës. Kjo duhet parandaluar urgjentisht.Është koha që fondet që shpërdorohen në mënyrë korruptive, të shkojnë në mbështetje dhe mbrojtje të punonjësve dhe të bizneseve duke rritur ndihmën ndaj tyre”, shkruan më tej Basha.

REAGIMI I PLOTË

Sot bisedova me përfaqësuesit e Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë, z.Gjergji Gjika dhe z. Florian Zekja mbi shqetësimet e tyre të mëdha për krizën. Fasonët po përballen me probleme, nga rënia e prodhimit dhe e shitjeve tek mungesa e likuiditetit për të paguar detyrimet ndaj shtetit dhe pagat e punonjësve. Në vend të mbështetjes për të mbrojtur vendet e punës, qeveria ka shtuar kostot e tyre, duke rrezikuar mbijetesën e qindra ndërmarrjeve. Me “protokollin e kuq” krejtësisht të pazbatueshëm, qeveria po i shtyn fasonët drejt mbylljes, pa patur detyrimin për ti mbështetur financiarisht punonjësit e tyre. Nëse fasonët falimentojnë, 70 mijë punonjës humbin vendin e punës. Kjo duhet parandaluar urgjentisht.

Është koha që fondet që shpërdorohen në mënyrë korruptive, të shkojnë në mbështetje dhe mbrojtje të punonjësve dhe të bizneseve duke rritur ndihmën ndaj tyre. Ndërkohë që qeveria vazhdon edhe gjatë këtyre ditëve të paguajë miliona për koncesionet, rritja e papunësisë po kthehet në një plagë edhe më të rëndë, dhe varfëria po thellohet frikshëm. Paratë e taksave të shqiptarëve sot duhet të shkojnë të gjitha në ndihmë të njerëzve dhe të ekonomisë. Njerëzit meritojnë mbështetjen e munguar ekonomike, biznesi sot ka nevojë për mbështetje, ekonomia ka nevojë për frymëmarrje dhe likuiditet, ndërsa qeveria e ka për DETYRË t’ju garantojë atyre ndihmën financiare që ju takon.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takon fasonet lulzim basha masat kunder covid 19 basha takon fasonet lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll