Politike

‘Ngërçi politik’/ Mediu: Të na gjejnë zgjidhje ndërkombëtarët, s’ka zgjedhje me Ramën

26 Mars 2019, 17:46 Nga DOSJA
‘Ngërçi politik’/ Mediu: Të na gjejnë zgjidhje

TIRANË- Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, ka folur mbi situatën politike në vend, pas djegies së mandateve të opozitës, ku kërkon angazhim më serioz të Partisë Demokratike, për ti bindur qytetarët për gjendjen e vështirë, që sipas tij po kalon vendi ynë.

Gjatë një intervistë për ”Ora News”, Mediu thotë se Rama është kundër qytetarëve, dhe ndaj rruga për largimin e tij, nuk ka kthim pas.

Kreu i republikanëve, thekson se në kushtet kur situata nuk është e qetë dhe vetë brenda Bashkimit Evropian, nuk mund të pritet që ata ta kuptojnë situatën në Shqipëri.

Fatmir Mediu: Mendoj se duhet një punë më e organizuar e opozitës në këtë drejtim. Ne nuk mund të rrimë të presim se do ta kuptojnë ose jo ndërkombëtarët dhe duke pasur në konsideratë faktin se ka probleme të jashtëzakonshme sot dhe përtej Atlantikut por edhe në Europë, sidomos para zgjedhjeve parlamentare europiane, ne duhet të jemi shumë më këmbëngulës për të negociuar dhe diskutuar jo vetëm thjesht problemin që ka Shqipëria por edhe alternativën e zgjidhjes që duhet të ofrojmë si opozitë.Kjo është imediate dhe duhet të lëvizim sa më shpejt.

Mediu thotë se ndërkombëtarët kanë një rol të rëndësishëm në politikën shqiptare.

Fatmir Mediu: Po ju marr një raport analog të vitit 2001. Kishim bindje të komunitetit ndërkombëtar në atë kohë se zgjedhjet në Shqipëri ishin zgjedhje të zhvilluara brenda kushteve normale.Me fakte ne arritëm të bindnim se zgjedhjet ishin të manipuluara në 5 raunde në mënyrën më skandaloze të mundshme deri në vendime absurde të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i republikanëve është i bindur se zgjedhje me Ramën Kryeministër, nuk do të ketë.

Ai komentoi deklaratat e Kryeministrit se pranon zgjedhje të parakohshme nëqoftëse opozita merr një bashki me shumë se PS.

Fatmir Mediu: Ku e gjen këtë besim?Është pikërisht kjo strukturë kriminale si në vendet e Amerikës Latine, të cilat në mënyrë të padiskutueshme nuk e kishin te forca e qeverisjes logjike kushtetuese por te forca e krimit dhe parasë së krimit dhe korrupsionit që garantonte fitoren dhe blerjen e votave të qytetarëve në interes të një grupi të caktuar njerëzish. 

Sipas Mediut, qeveria është kundër shqiptarëve, ndaj zgjidhja, është vetë largimi i Ramës me çdo mjet të nevojshëm. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve edi rama fatmir mediu nderkombetaret zgjedhjet vendore djegia e mandateve edi rama fatmir mediu nderkombetaret zgjedhjet vendore

Sondazh

Poll