Politike

I biri hoqi dorë nga shtetësia shqiptare, Nishani: Austria s’ja lejoi, jam krenar për tim bir

26 Mars 2019, 15:37 Nga DOSJA
I biri hoqi dorë nga shtetësia shqiptare, Nishani: Austria s’ja

TIRANË– Djali i ish-presidentit Bujar Nishani, Ersilio, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Ditën e sotme, ish-Presidenti Nishani ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke shpjeguar situatën e heqjes dorë nga nënshtetësia duke u shprehur se ndjehej krenar me djalin e tij.

“Im bir jeton prej afro 10-të vitesh në Austri dhe është aktualisht një prej studentëve të shkëlqyer në Universitetin e Mjeksisë së Vienës, ku prej disa vitesh ka fituar edhe statusin e asistent/pedagogut. Shteti Austriak i ka dhënë nënshtetësinë austriake por kanë rregullin që nuk lejohet dy shtetësia.Unë jam shumë krenar për fëmijët e mi pasi vetëm më kanë nderuar dhe kurrë përfituar,“-shkruan Nishani.

Postimi i Nishanit:

Ersilio, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare dhe ky fakt pasqyrohet në dekretin e 18 marsit që më pas është publikuar edhe në fletoren zyrtare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bujar nishani ersilo nishani bujar nishani ersilo nishani

Sondazh

Poll