Politike

Unaza e Re/ Balliu–Ramës: Erdhe pa bre*ë, na dole me kollare 300 euro

26 Mars 2019, 19:00 Nga DOSJA
Unaza e Re/ Balliu–Ramës: Erdhe pa bre*ë, na dole me kollare 300

TIRANË- Mbrëmjen e sotme banorët e ‘Unazës së Re’ u kthyen sërish për të protestuar kundër prishjes së banesave të tyre duke premtuar se do të vazhdojnë të jenë bashkë edhe në protestën e paralajmëruar nga opozita, ditën e enjte përballë parlamentit.

I pranishëm në këtë protestë, ishte edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili u shpreh gjatë fjalës së tij u se Edi Rama duhet ta harrojë që do të ketë zgjedhje me të.

5 vrasje kemi në një javë dhe asnjë nuk kemi të zgjidhur, dhe e vërteta ka vetëm një zgjidhje, ai është Edi Rama dhe asnjë zgjidhje nuk do të ketë pa larguar Edi Ramën.

Ish deputeti demokrat Klevis Balliu

Ish deputeti Balliu foli edhe për arrestimin e banorëve të Unazës gjatë protestës së të enjtes së kaluar, ku u shpreh se ata nuk kanë bërë asgjë, vetëm se protestuan kundër një projekti korruptiv.

Sot është një moment tragjik sepse janë në burg njerëz që nuk kanë bërë absolutisht asgjë, vetëm se protestuan kundër një projekti nga i cili vidhen paratë e qytetarëve. Edi Rama erdhe nga një shtëpi me qera dhe dole te shpia në Surrel, erdhe pa brekë dhe na dole me kollare që kushton 300 euro. Erdhe nga 2000 euro që na deklarove dhe sot na del pasanik. Shqiptarët ta kanë kuptuar filmin dhe nuk do të lejojnë ty ti menaxhosh zgjedhjet, do apo s’do ti, me hir a me pahir nuk do të ketë zgjedhje me ty në krye të qeverisë.

Ish deputeti demokrat Klevis Balliu

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama klevis balliu protesta e banoreve te unazes se re unaza e re edi rama klevis balliu protesta e banoreve te unazes se re unaza e re

Sondazh

Poll