Politike

Çelja e negociatave/ Përfaqësuesit e BE-së takime në Tiranë, Soreca thirrje për dialog: Mbroni interesat e popullit shqip

26 Mars 2019, 15:22 Nga DOSJA

Përfaqësues të 28 vendeve anëtare të vendeve të BE-së kanë zhvilluar ditën e sotme takime me presidentin Ilir Meta, kryeminsitrin Edi Rama dhe me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakajn.

Ndërkombëtarët ndodhen në Tiranë për të vëzhguar progresin përpara zgjedhjeve të qershorit, si një kriter për hapjen e negociatave.

Në takim me ndërkombëtarët ishte edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili i bëri thirrje paleve të politikës për dialog.

“Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm nga qershori i kaluar, por ka ende shumë punë deri në qershor. Tani është koha për të kapërcyer dallimet partiake dhe për të dialoguar. Për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar që dëshiron të vazhdojë rrugëtimin drejt BE-së”, shkruan Soreca.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be bisedimet per hapjen e negociatave edi rama luigi soreca be bisedimet per hapjen e negociatave edi rama luigi soreca

Sondazh

Poll