Bota

Konfirmohen dhe 9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 15 pacientë kanë fituar betejën në 24 orët e fundit

29 Prill 2020, 19:04 Nga DOSJA
Konfirmohen dhe 9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 15

KOSOVË- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka publikuar numrin e të infektuarve të rinj në Kosovës. Në një reagim, Vitia shkruan se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 9 raste të reja dhe tashmë numri i pacientëve është 799.

Mësohet se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës sot janë testuar 225 mostra, prej të cilave 9 kanë rezultuar pozitive. Lajmi i mirë është se sot janë shëruar dhe 17 persona të prekur nga koronavirusi.

“Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët. Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët. Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin!

Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët! Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!”, shkruan Vitia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arben vitia koronavirusi ne kosove masat kunder covid 19 arben vitia koronavirusi ne kosove masat kunder covid 19

Sondazh

Poll