Bota

“S’është hera e parë që një virus del nga Kina”/ Sekretari amerikan Pompeo bën deklaratën e fortë: Brenda

29 Prill 2020, 17:03 Nga DOSJA
“S’është hera e parë që një virus del nga

SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ditën e sotme është shprehur se Shtetet e Bashkuara besojnë se ka shumë laboratorë në Kinë që punojnë me viruse ngjitëse, duke shtuar se nuk ka dijeni nëse ata kanë antidot për secilin prej tyre në mënyrë që të parandalojnë ndonjë pandemi tjetër. Po ashtu ai shtoi se nuk është hera e para që një virus që ka prekur të gjithë botën ka dalë nga Kina.

“Ne vlerësojmë se ka laboratorë të shumtë brenda Kinës që po vazhdojnë të punojnë me patogjenë ngjitës. Ne nuk e dimë nëse ata po punojnë me një nivel të lartë sigurie, për ta parandaluar që një skenar i ngjashëm me koronavirusin të ndodhë sërish. Mos harroni kjo nuk është hera e parë që ne kemi pasur një virus të dalë nga Kina”- tha Pompeo në një konference për shtyp në Departamentin e Shtetit.

Ndërkohë më 19 prill, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Kinën se mund të përballet me pasoja, nëse ishte ka përhapur me vetëdije pandeminë e COVID-19.

Në rang global janë shënuar deri më tani 220,324 viktima, 3,170,474 të infektuar dhe 979,212 të shëruar. Ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi atje deri më tani janë shënuar 59,819 viktima dhe rezultojnë të infektuar 1.040.233 qytetarë. Situata paraqitet më e qetë në Kinë. Në Itali numërohen 27,682 viktima, ndërsa në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19, 24.275 qytetarë. Ndërkohë, në Francë janë shënuar 23,660 viktima.

Burimi: nytimes

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota akuzat e shba per kinen koronavirusi ne shba mike pompeo akuzat e shba per kinen koronavirusi ne shba mike pompeo

Sondazh

Poll