Bota

Ndodh edhe kjo! Nga stresi i karantinës, burri hedh gruan nga kati i shtatë: Janë anuluar fluturimet me Anglinë

29 Prill 2020, 16:43 Nga DOSJA
Ndodh edhe kjo! Nga stresi i karantinës, burri hedh gruan nga kati i

TAILANDË- Dave Mitchell, nga Britania, i cili prej kohësh jeton në Tailandë, është arrestuar pasi dyshohet se ka hedhur nga ballkoni bashkëshorten e tij tajlandeze, për shkak të stresit të tepërt që kishte përjetuar gjatë qëndrimit në karantinë.

Sukdana, 56 vjeçe, ra nga ballkoni i katit të shtatë por fatmirësisht ka thyer vetëm një krah, pasi kishte rënë mbi një tendë. 

Mediat e huaja kanë bërë me dije se në vendngjarja kanë mbërritur menjëherë mjekët për t’i dhënë ndihmën e parë. Më pas policia ka arrestuar Dave, i cili është shprehur  se ishte i shqetësuar pasi udhëtimet për në Britaninë e Madhe ishin anuluar.

Gjithashtu ai mësohet se është shprehur që ishte stresuar duke ndenjur i mbyllur gjatë gjithë kohës brenda një apartamenti të vogël.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dave mitchell sukdana dave mitchell sukdana

Sondazh

Poll