Bota

500 mijë euro për tri komunat me shumicë shqiptare/ Albin Kurti jep lajmin: Vendimi vërteton interesimin tonë si qeveri

29 Prill 2020, 17:03 Nga DOSJA
500 mijë euro për tri komunat me shumicë shqiptare/ Albin Kurti

KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se do të japë 500 mijë euro ndihma financiare për tri komunat me shumicë shqiptare, Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Me anë të një statusi në Facebook, Kurti ka sqaruar se ndihma do të shpërndahet për të fituar betejën me koronavirusin dhe se Bujanocin e Presheva do të marrin nga 200 mijë euro. Sipas Kurtit, ky veprim tregon interesimin e Kosovës, për tri komunat me shumicë shqiptare.

“Ky vendim vërteton edhe njëherë gatishmërinë dhe interesimin që ne si Qeveri e Kosovës kemi ndaj popullatës shqiptare që jeton në këto komuna. Më e rëndësishme për ne në këto momente është që të solidarizohemi me qytetarët, në mënyrë që ata të marrin trajtimin bazik të mjaftueshëm për të mbrojtur shëndetin e tyre,”-tha Kurti.

Mesazhi i Albin Kurtit:

Qeveria e Kosovës i del në ndihmë Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në luftën kundër COVID-19. Qytetarë të dashur, Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Financave dhe Transfereve ka ndarë mjetet për ndihmë financiare në shumën prej 500 mijë euro për komunat me shumicë shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ky vendim vërteton edhe njëherë gatishmërinë dhe interesimin që ne si Qeveri e Kosovës kemi ndaj popullatës shqiptare që jeton në këto komuna. Më e rëndësishme për ne në këto momente është që të solidarizohemi me qytetarët, në mënyrë që ata të marrin trajtimin bazik të mjaftueshëm për të mbrojtur shëndetin e tyre. Jemi të vetëdijshëm që situata me COVID-19 ka rritur jashtëzakonisht nevojat sa i përket pajisjeve mjekësore dhe që buxheti i cili fillimisht është ndarë për pjesën e shëndetësisë është i ultë për shumë institucione. Me këtë ndihmë financiare ne kemi arritur t’i ndihmojmë sadopak këto komuna që të mund të ballafaqohen me vështirësitë që i ka sjellë Coronavirusi në shumë aspekte. Në këtë vendim, mjetet financiare janë ndarë në këtë mënyrë: – Për Preshevën kemi ndarë 200,000 mijë euro, – Për Bujanocin kemi ndarë 200,000 mijë euro, – Për Medvegjën kemi ndarë 100,000 mijë euro. Këto pagesa janë realizuar më 27 prill, nga llogaria e Thesarit në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, përmes bankës korrespondente “Deutsche Bank AG”, në llogaritë e këtyre tri komunave në Bankën Qendrore të Serbisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti koronavirusi ne kosove albin kurti koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll