Bota

Si shenjë proteste. Dentistët francezë postojnë foto nudo: Nuk kemi masa të mbrojtëse, s’mund të kthehemi në punë

29 Prill 2020, 17:35 Nga DOSJA
Si shenjë proteste. Dentistët francezë postojnë foto nudo:

FRANCË– Dentistët në Francë kanë postuar foto të tyre nudo si shenjë proteste për  mungesën e mjeteve mbrojtëse personale. Ata janë shfaqur me patrulla në duar ku shkruhet shprehja “dentistë të zhveshur”, duke shprehur se ç’ndjesi është kur të kërkohet të punosh pa mbrojtje.

Nëpërmjet videove dhe fotove të shpërndara në rrjetet sociale dentistët kërkojnë që qeveria franceze t’u sigurojë atyre maska ​​përpara se të rihapin punën në datën 11 maj.

Sipas mediave të huaja e para që mori këtë nismë ishte Julie Zerbib-Martin me dy miqtë e saj e cila tha:  Për fat të keq nuk kemi pajisje të mjaftueshme mbrojtëse për t’u rikthyer në punë. Paraqitja e zhveshur është një metaforë për të qenë të detyruar të punojnë në një situatë të cenueshme me pacientët tanë.

Fotografitë u bënë virale pasi kirurgu dentar Thierry Meyer i mblodhi ato në një album në Facebook dhe një dentist tjetër Thierry Desaules postoi një video në “YouTube”. Në këtë ‘protestë’ kanë marrë pjesë më shumë se 175 dentistë. Ata janë shfaqur afër njëri tjetrit duke treguar se në këtë mënyrë do të jenë edhe afër pacientëve prandaj është shumë e rëndësishme veshja mbrojtëse, sidomos gjatë kësaj kohe.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dentistet ne france fance dentistet ne france fance

Sondazh

Poll