Bota

“Kështu po vepron e gjithë bota” Ministri i Jashtëm në Gjermani bën paralajmërimin: Fluturimet do të shtyhen deri në

29 Prill 2020, 16:50 Nga DOSJA
“Kështu po vepron e gjithë bota” Ministri i Jashtëm

GJERMANI– Prej të paktën dy muajsh me dhjetëra shtete në Europë por edhe në botë kanë pezulluar fluturimet si  shkak i koronavirusit. E teksa tashmë disa shtete kanë nisur me planet për rihapjen e vendit, edhe Gjermania ka paralajmëruar planin e saj për lehtësimin e masave.

Ditën e sotme Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka bërë me dije se Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë udhëtimet në mbarë botën.  deri në 14 qershor.

Ky vendim vjen pas lajmit se ditët e fundit Gjermania shënoi një rritje të menjëhershme të rasteve të reja të virusit pasi disa rajone në Gjermani hoqën masat e rrepta për Covid-19.

 “Situata ndërkombëtare e pandemisë nga COVID- 19 e kërkon këtë vendim.”– ka shkruar ministri në rrjetet sociale.

Ndër të tjera ai ka thënë se ky vendim po merret për sigurinë e të gjithë qytetarëve sepse vendit i duhen edhe java të tjera që situata të normalizohet.

“Shpresojmë se nuk do të kemi nevojë për të zgjatur paralajmërimin e udhëtimit përtej 14 qershorit, megjithatë nuk mund ta marrim këtë vendim në këtë moment. Në shumë vende ka akoma kufizime të hyrjes dhe daljes. Trafiku ajror ndërkombëtar nuk është në punë. Duhet të supozojmë se do të duhen disa javë që gjërat të normalizohen këtu, si në vendet e tjera. Tani e tutje kemi vendosur të paralajmërojmë kundër të gjitha udhëtimeve të panevojshme turistike jashtë vendit. Prandaj kërkesa urgjente: qëndroni në shtëpi. Ju po ndihmoni veten dhe të tjerët! Ky paralajmërim udhëtimi për udhëtime turistike zbatohet në të gjithë botën.”- tha ai.

Kujtojmë me vendim të Ministrisë së Jashtme ky shtet ka riatdhesuar 240,000 turistë nga e gjithë bota në Gjermani në katër javët e fundit. Por ministri Maas tha se diçka e tillë nuk do të mund ta bëhet sërish në verë.

Në rang global janë shënuar deri më tani 220,324 viktima, 3,170,474 të infektuar dhe 979,212 të shëruar. Ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi atje deri më tani janë shënuar 59,819 viktima dhe rezultojnë të infektuar 1.040.233 qytetarë. Situata paraqitet më e qetë në Kinë. Në Itali numërohen 27,682 viktima, ndërsa në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19, 24.275 qytetarë. Ndërkohë, në Francë janë shënuar 23,660 viktima.

Burimi: Barrons.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota heiko maas koronavirusi ne gjermani heiko maas koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll