Politike

‘Ku të gjejmë lekë ne tani, po për të ngrenë?’/ Paloka publikon videon nga protesta e grave në Korçë: E dhimbshme t

29 Prill 2020, 16:14 Nga DOSJA
‘Ku të gjejmë lekë ne tani, po për të

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka publikuar një video në Facebook nga protesta e disa punëtorëve, të cilat nuk kanë përfituar nga plani ekonomik i qeverisë për përballimin e situatës së koronavirusit. 

Krahas videos së publikuar, ish-deputeti demokrat shkruan se është revoltuese t’i dëgjosh që punonjëset që të numërojnë qindarkat e mbijetesës, ndërsa kryeministri Edi Rama luan me dhimbjen e tyre.

“Është e dhimbshme të shohësh në ekrane nëna që kanë humbur gjithçka, se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit. Është revoltuese t’i dëgjosh që këto nëna numërojnë qindarkat e mbijetesës, ndërsa Edi Rama bën cirk me dhimbjen e tyre dhe paguan miliona lekë në ditë me klientët. Ky klloun nuk e ka vendin në kryeministri. Mijëra nëna nuk i meritojnë lotët e mjerimit vetëm se Edi Rama ka zgjedhur të paguajë miliona për oligarkët e vet dhe pak apo aspak për mbi 2 milionë shqiptarë,”- shkruan Paloka.

Dje 120 punonjëse të një fasonerie në Korçë janë ngritur në protestë pasi kërkonin pagën e luftës. Gratë u shprehën se nuk kishin me çfarë të ushqeheshin dhe se ishin kërcënuar nga ekonomisti i firmës, kur kërkuan pagat.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi rama koronavirusi ne shqiperi protesta ne korce edi paloka edi rama koronavirusi ne shqiperi protesta ne korce

Sondazh

Poll