Politike

Karantinimi i emigrantëve të riatdhesuar, Rama paralajmëron lehtësira: Në 11 maj do rianalizojmë situatën

29 Prill 2020, 15:24 Nga DOSJA
Karantinimi i emigrantëve të riatdhesuar, Rama paralajmëron

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se pas javës së parë të majit, do të ketë lehtësime lidhur me rregullin për karantinimin në hotel të emigrantëve të riatdhesuar.

Kreu i qeverisë tha se pas datës 11 maj mund të ketë një lehtësim lidhur me karantinimin e domosdoshëm në hotele.

“Do të vijojmë më tej me një korridor të gjelbër ajror dhe tokësor. Në 11 maj mund të kemi një lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel. Në javën e ardhshme do shohim të gjithë analizën,”-tha Rama. 

Këto deklarata Rama i ka bërë, teska tregoi në ditët në vijim do ketë lehtësime të tjera. Në një deklaratë, ai u shpreh se mund të hapen berberët e flokoret në 11 maj, e më pas dhe lokalet. Kreu i qeverisë njoftoi lehtësime dhe në zonat e gjelbra. Ndërkohë bëri me dije se për universitetet do të vendoset nesër.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi operacioni i riatdhesimit rama 29 prill 2020 riatdhesimi i shqiptareve edi rama koronavirusi ne shqiperi operacioni i riatdhesimit rama 29 prill 2020 riatdhesimi i shqiptareve

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2020, 12:50

Tiranë- Kreu i Bahskisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar se të gjitha njësitë në Tiranë ka raste me COVID-19, ndërsa në zonat rurale është një rast në Petrel...