Politike

VD/ Rama: Do ketë lehtësimë të tjera, s’ulen pagat e pensionet. Javës tjetër vendosim për berberët. Për universitetet

29 Prill 2020, 15:14 Nga DOSJA
VD/ Rama: Do ketë lehtësimë të tjera, s’ulen pagat e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se shumë shpejt do të ketë lehtësime të tjera, ku do ketë dhe zgjerim të bizneseve që mund të fillojnë punën. Në një deklaratë Rama u është përgjigjur qytetarëve, duke thënë se po mendohen lehtësime, por gjithçka do varet nga ecuria e COVID-19.

Ai u shpreh se do të ketë një numër të madh biznesesh që do hapen javën e ardhshme, ndërkohë për bërberët, floktoret dhe për dentistët do të vendoset pas datës 11 maj. Po ashtu po në këtë datë do vendoset dhe për lokalet, duke ndjekur protokollet shumë të qarta për të pasur masa sa më të rrepta.

Rama foli dhe për problemin e pagave të luftës, ku sqaroi qytetarët se ata që nuk kajë paguar akoma duhet të paraqiten në banka, pasi kanë pasur probleme me të dhënat që ka dorëzuar. Nga ana tjetër njoftoi dhe lehtësime të tjera për në zonat e gjelbëra, por dhe për mundësinë e moskarantinimit në hotele për ata që kthehen nga jashtë.

Më tej kreu i qeverisë ka bërë me dije se nëse ministrja e Arsimit, Besa Shahini nesër do të bëjë publik vendimin e qeverisë për mësimin në universitete. Në fund Rama ka bërë me dije se dhe këtë fundjavë gjithçka do jetë e mbyllur dhe nuk do lejohet lëvizja e qytetarëve.

(K.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rama 29 prill 2020 edi rama masat kunder covid 19 rama 29 prill 2020

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2020, 12:50

Tiranë- Kreu i Bahskisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar se të gjitha njësitë në Tiranë ka raste me COVID-19, ndërsa në zonat rurale është një rast në Petrel...

Politike 29 Prill 2020, 10:46

Në kohën kur e gjithë audienca e vendit ishte drejtuar tek fluturimi i Behgjet Pacollit në Aeroportin e Tiranës, një eskortë e veturave ku ishte edhe Presidenti...