Politike

“S’kemi marrë pagën e luftës”, Rama sqaron qytetarët: Paratë i keni në bankë, u keni thënë adresë gabim

29 Prill 2020, 15:37 Nga DOSJA
“S’kemi marrë pagën e luftës”, Rama sqaron

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot të gjithë ata që nuk kanë arritur që të marrin pagën e luftës nga paketa e dytë. Në një deklaratë, ku u është përgjigjur qytetarëve Rama tha se paratë janë bankë, por ka shumë ngatërresa me numrin e llogarive.

“Janë hedhur në bankë por banka nuk të gjen dot se keni shkruar ibanin gabim. Ato para do të kthehen dhe do shpërndahen sërish. Por duhet të shohim se lufta me virusin është bërë shumë mirë. Shqipëria dhe Bullgaria ka më pak vdekje për 1 milionë banorë në të gjithë kontinentin. Kemi marrë masat e duhura. Kemi të metat tona por po e përballojmë me dinjitet”, u shpreh Rama.

Këto deklarata Rama i ka bërë, teska tregoi në ditët në vijim do ketë lehtësime të tjera. Në një deklaratë, ai u shpreh se mund të hapen berberët e flokoret në 11 maj, e më pas dhe lokalet. Kreu i qeverisë njoftoi lehtësime dhe në zonat e gjelbra. Ndërkohë bëri me dije se për universitetet do të vendoset nesër.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rama 29 prill 2020 edi rama masat kunder covid 19 rama 29 prill 2020

Sondazh

Poll