Politike

Pas SMS-së, Rama u dërgon dhe e-mail qytetarëve: Të mos lejojmë zhbërjen e sakrificave, zbatoni rregullat

29 Prill 2020, 14:53 Nga DOSJA
Pas SMS-së, Rama u dërgon dhe e-mail qytetarëve: Të mos

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka dërguar sot një e-mail qytetarëve, ku i informon se tashmë është hyrë në fazën e dytë të luftës me COVID-19. Rama ka informuar se me zgjerimin e fashës orare të lëvizjes, bëhet e detyrueshme zbatimi strikt i rregullave të vendosura për mos transmetimin e koronavirusit.

Kryeministri shkruan se secili prej qytetar duhet të bëjë me vetëdije të lartë detyrën karshi familjes dhe shoqërisë, në respektimin rigoroz të rregullave, për të mos lejuar zhbërjen e sakrificave të deritanishme dhe një kthim të dhimbshëm mbrapsht nëse Armikut të Padukshëm i hapen shtigje nga abuzimi me rregullat.

MESAZHI I RAMËS

Uroj të jeni mirë me shëndet familjarisht! Teksa po hyjmë çdo ditë e më shumë në fazën 2 të përballjes me COVID19, duke rihapur punën në gjithë sektorët e ekonomisë, si edhe zgjeruar hap pas hapi fashën orare të lëvizjes, qoftë për këmbësorët e qoftë për automjetet, sjellja jonë në raport me rregullat ka një rëndësi jetike. Secili prej nesh duhet të bëjë me vetëdije të lartë detyrën karshi familjes dhe shoqërisë, në respektimin rigoroz të rregullave, për të mos lejuar zhbërjen e sakrificave të deritanishme dhe një kthim të dhimbshëm mbrapsht nëse Armikut të Padukshëm i hapen shtigje nga abuzimi me rregullat.

Ju lutem mos harroni se kur dilni nga shtëpia, jeni nën shënjestrën e tij dhe lani duart shpesh, vendosni krahun para gojës kur teshtini, hapni sa më shumë dritaret. Mos ecni në këmbë me më shumë se sa një person tjetër në krah, mos krijoni asnjë grumbullim dhe ruani distancë 1.5m nga tjetri në radhat e pazareve. Jini të vëmendshëm në vendin tuaj të punës dhe mos lëvizni me automjet me më shumë se një person tjetër brenda, diagonal me shoferin. Pasojat ligjore të shkeljes së rregullave janë të rënda, por secili prej nesh duhet t’i respektojë këto rregulla, jo thjesht pse kështu thotë ligji, po mbi të gjitha sepse vetëm kështu ruan veten, familjen, popullin dhe vetë Shqipërinë nga e keqja e madhe, që deri tani e kemi shmangur me kaq sukses së bashku. Ne duhet e do ta fitojmë këtë luftë medoemos dhe do të dalim prej saj më të mirë dhe më të fortë! Së bashku! Më e mira do të bëhet, me durim, besim, solidaritet. Qofshi gjithnjë mirë familjarisht, Edi Rama

Pak javë më parë, ku nisi situata e pandemisë në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama u dërgoi një mesazh me këshilla qytetarëve. Po zëri i tij dëgjohej para çdo telefonateje, ku shprehej se duhet të lanin të gjithë duart sa më shpesh e të mbanin dritaret hapur.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama emaili i rames masat kunder covid 19 edi rama emaili i rames masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2020, 12:50

Tiranë- Kreu i Bahskisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar se të gjitha njësitë në Tiranë ka raste me COVID-19, ndërsa në zonat rurale është një rast në Petrel...

Politike 29 Prill 2020, 10:46

Në kohën kur e gjithë audienca e vendit ishte drejtuar tek fluturimi i Behgjet Pacollit në Aeroportin e Tiranës, një eskortë e veturave ku ishte edhe Presidenti...