Politike

Hapja e berberëve e denstistëve, Rama rishikon planin javën e ardhshme: Do kenë një protokoll të qartë sigurie

29 Prill 2020, 15:28 Nga DOSJA
Hapja e berberëve e denstistëve, Rama rishikon planin javën e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se qeveria po shikon mundësitë për hapjen e bizneseve të cilësuara si të rrezikshme për transmetimin e koronavirusit. Rama tha se duke nisur nga java e ardhshme, do të rishikohet plani për hapjen e tyre, por vetëm duke ndjekur një protokoll të rreptë sigurie.

Po ashtu po shohim dhe mundësinë për hapjen e floktoreve, berberëve e denstistëve, pasi janë dhe disa biznese specifike dhe të rrezikshme, prandaj do kenë një protokoll të qartë sigurie në një kohë të dytë. Do mund të lehtësojmë dhe këto aktivitet ku ka jo pak të punësuar. Pastaj mbetemi tek qendrat tregtare dhe tek baret dhe restorantet,”-tha Rama.

Këto deklarata Rama i ka bërë, teska tregoi në ditët në vijim do ketë lehtësime të tjera. Në një deklaratë, ai u shpreh se mund të hapen berberët e flokoret në 11 maj, e më pas dhe lokalet. Kreu i qeverisë njoftoi lehtësime dhe në zonat e gjelbra. Ndërkohë bëri me dije se për universitetet do të vendoset nesër.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rama 29 prill 2020 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rama 29 prill 2020

Sondazh

Poll