Politike

Propozimi për uljen e pagave dhe pensioneve, Rama komenton planin e ish-ministrit Beqja: Harrojeni! Do preken vetëm për t’u

29 Prill 2020, 15:25 Nga DOSJA
Propozimi për uljen e pagave dhe pensioneve, Rama komenton planin e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar propozimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja për uljen e pensioneve dhe pagave për të përballuar situatën e koronavirusirt në vend.

Rama tha se çdokush ishte i lirë që të shprehte propozimet e veta, por që dy kategoritë e përmenduara nga Beqja do të preken vetëm për t’u rritur.


Nuk ka ulje të pensioneve apo të pagave. Nuk ka harrojeni, ka një ide nga një njeri, që është i lirë të thotë mendimin e tij por nuk është vendimi zyrtar i qeverisë. Nuk do prekim pagat dhe pensioneve. Do ketë vetëm prekje për mirë, pra mund të rriten,”-tha kreu i qeverisë. 

Këto deklarata Rama i ka bërë, teska tregoi në ditët në vijim do ketë lehtësime të tjera. Në një deklaratë, ai u shpreh se mund të hapen berberët e flokoret në 11 maj, e më pas dhe lokalet. Kreu i qeverisë njoftoi lehtësime dhe në zonat e gjelbra. Ndërkohë bëri me dije se për universitetet do të vendoset nesër.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir beqaj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rama 29 prill 2020 edi rama ilir beqaj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rama 29 prill 2020

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2020, 12:50

Tiranë- Kreu i Bahskisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar se të gjitha njësitë në Tiranë ka raste me COVID-19, ndërsa në zonat rurale është një rast në Petrel...