Rama reagon për ndërtimin në Lungomare: Palmat e shkulura do zëvendësohen. Karburanti po kthehet nga një zhele në objekt
29 Prill 2020, 13:49Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë në lidhje me ndërtimet që po bëhen në Lungomaren e Vlorës, ku janë shkulur disa palma dhe po ndërtohet një karburant.
Rama u është përgjigjur qytetarëve në mediat sociale, duke thënë se karburanti ka qenë atje edhe më herët, por tani do shndërrohet në një projekt të integruar. Më tej Rama shton se për të pjesa më interasantë është se që ata që shanin Lungomaren kur nisi të ndërtohej e s’i linin gje pa thënë, tani po e mbrojnë Lungomaren nga ai.
REAPLIKAT E RAMËS
Qytetari: Ai arkitekti belg i Lungomares që e paska lën gjurmën e karaburantit nuk u tha mos të mbillnit palma tek ajo pjese. Jo për na një gjë po ai buldozieri duke rrëzuar palmën u bë virale në internet dhe shume sensitiv për njerëzit që e shikonin.
Rama: Palma do zevendesohet, po shyqyr qe erdhi dita qe te merziten per nje palme disa qe deri dje nuk merziteshin per gropa, plehra, rrangalla e gerdalla, ne tere ate zone!
Qytetari: Zoti kryeministër vërtet po bëni punë të mirë. Para pak ditësh lexova për lungomaren diçka e trazuar mu duk një pik karburanti do hapet. Mundeni të sqaroni cila është situata atje.
Rama: Pika e karburantin ka qene atje dhe thjesht po kthehet nga nje zhele e mbetur mbi rruge, (peshqesh i KÇK qe na ndaloi shpronesimin), ne nje objekt i integruar me projektin nga vete arkitekti belg i Lungomares! Po pjesa interesante eshte qe ata qe shanin Lungomaren kur nisi te ndertohej e s’me linin gje pa thene, tani po e mbrojne Lungomaren nga une.
Më herët qytetarët e Vlorës kanë njoftuar do të protestojnë kundër këtij projekti. Dosja.al pak ditë më parë ka publikuar ekskluzivisht pamjet sesi në shëtitoren e Vlorës, e cila i ka kushtuar miliona euro taksapaguesve shqiptarë, po shkuleshin palmat për të ndërtuar një karburant. Karburanti, në pronësi të kompanisë Kastrati, ka marrë leje për rikonstruksion nga Këshilli Kombëtar i Territorit, firmosur nga vetë kryeministri Edi Rama. Pas kësaj, një grup të rinjsh vlonjatë dhe aktivistë kundërshtuan këtë ndërtim, duke njoftuar një protestë për sot në orën 17:00.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka treguar sot të gjithë planin për rindërtimin e lagjes së re në Fushë-Krujë. Në një takim online me Kryemin...
TIRANË– Deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike për Korçën, Ligoraq Karamelo ka komentuar njoftimin për përgatitjen e projektligjit për Amn...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë sot publik planin se si do të transformohet Fushë-Kruja nga programi i rindërtimin. Rama ka zhvilluar sot një bisedë ...
Politike29 Prill 2020, 12:50
Tiranë- Kreu i Bahskisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar se të gjitha njësitë në Tiranë ka raste me COVID-19, ndërsa në zonat rurale është një rast në Petrel...
Tiranë– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi ka deklaruar se mësimi online që po zhvillohet në këtë kohë pandemie është dështimi më i ...
Politike29 Prill 2020, 10:46
Në kohën kur e gjithë audienca e vendit ishte drejtuar tek fluturimi i Behgjet Pacollit në Aeroportin e Tiranës, një eskortë e veturave ku ishte edhe Presidenti...
TIRANË- Ka nisur një debat politik tashmë në Kosovë rikthimi i biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli. Pasi avioni i tij nuk u ul dot dje në Prishtinë...
Tiranë- Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet online më datën 6 maj. Mësohet se qëllimi i kësaj mbledhjeje është informimi i anëtarëve të këtij Komisio...