Bota

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut rikthehet në punë, rezultoi negativ në testin e dytë për Covid-19

29 Prill 2020, 14:02 Nga DOSJA
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

MAQEDONI E VERIUT- Koronavirusi ka prekur edhe shumë lider e politikanë  nëmbarë botën, por shumica prej tyre kanë mundur t’i bëjnë ballë kësja lufte të egër me Covid-19.

Teksa u tha se është infektuar me Covid-19, ditën e sotme është mësuar se Ministrit i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka rezultuar negativ në testin e dytë për koronavirusin. Pas qëndrimit për 14 ditë në karatinë , ai tashmë do të kthehet detyrën e tij.

Lajmi  është bërë me dije nga vetë ai, i cili përmes njënjoftimi në rrjetet sociale ka thënë se gjithçka ka funksionuar në mënyrë të përsosur dhe duke nisur nga dita e sotme do të vijojë të jetë në krye të Ministrinë e Shëndetësisë.

Sot kam marrë rezultatin e testit tim të dytë  për Covid-19, i cili, ashtu si i pari, është negativ. Këtu praktikisht përfundon izolimin im 14-ditor, të cilin e kam bëra me iniciativën time, edhe pse epidemiologët nuk më konsideruan si person të rrezikuar Dy javët e fundit, të gjithë punën time e kam relizuar nga izolimi, duke mbajtur takime të rregullta përmes internetit me Komisionin e Sëmundjeve Ngjitëse, mjekë në institucionet e kujdesit shëndetësor, kolegë qeveritarë dhe mediumet. Gjithçka ka funksionuar në mënyrë të përsosur. Që nga sot, do të vazhdoj me mënyrën e zakonshme të punës në Ministrinë e Shëndetësisë. Vazhdoj të menaxhoj të gjitha aktivitetet e Ministrisë dhe situatën me koronavirusin në vend. Falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre.”-ka thënë ai.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni venko filipçe venko filipçe

Sondazh

Poll