Aktualitet

“Në krye të detyrës”, Xhaçka tregon si u infektuan 3 efektivët e misionit të KFOR: Ndodhen tek Infektivi

29 Prill 2020, 12:01 Nga DOSJA
“Në krye të detyrës”, Xhaçka tregon si u

TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka treguar se 3 efektivët e Forcave të Armatosura, janë infektuar në krye të detyrës gjatë misionit të tyrë të KFOR-it. Në një reagim zyrtar, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka theksuar se deri më tani 3 efektivët nuk kanë shfaqur shenja problematike për shëndetin e tyre, por janë riatdheusar. Ata ndodhen tek Infektivi.

“Sipas udhëzimit të NATO, gjatë operacioneve (misioneve), nëse personeli ushtarak, përfaqësues i një prej vendeve anëtare të Aleancës, del pozitiv me COVID-19 duhet riatdhesohet. Nisur nga kjo direktivë e NATO, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura morën  masa për kthimin në atdhe dhe trajtimin e 3 efektivë, sipas protokollit të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale.

Nga kontaktet e deritanishme, 3 efektivët nuk kanë shfaqur shenja problematike për shëndetin e tyre. Bëjmë me dije se pjesa tjetër e kontingjentit të  FA misionin KFOR, deri më tani gëzon shëndet të plotë,”- deklaron Ministria e Mbrojtjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se tre ushtarë të FA-së shqiptare pjesë e KFOR-it në Kosovë janë infektuar me COVID, ndërsa aktualisht ndodhen të shtruar në Infektiv pasi erdhën nga Kosova.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infektohen 3 ushtare olta xhacka infektohen 3 ushtare olta xhacka

Sondazh

Poll