Politike

29 Prill 2020, 12:50 Nga DOSJA

Tiranë- Kreu i Bahskisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar se të gjitha njësitë në Tiranë ka raste me COVID-19, ndërsa në zonat rurale është një rast në Petrelë. Në një intervistë për Report Tv, Veliaj është shprehur se mos tregimi i vatrave bëhet me qëllim, pasi në të kundërt mund të krijoheshin dhe konflikte.

“Mos tregimi i vatrave bëhet me qëllim. Përveç Petrelës që është një shtëpi e izoluar në fshatin Gurrë, Tirana rurale nuk ka pasur problematike, ndërsa në 14 njësitë në Tiranën urbane kemi raste. Ajo që ndodh shpesh në raste të tilla, ku njerëzit kanë një sens alarmi më të shtuar rrezikojmë të kalojmë në histeri, konflikti social që mund të krijohet që dikush mund të thotë që filani…ka një lloj stigme, duke evituar adresën e saktë evitojmë edhe këtë situatë ku të gjithë jemi mbi tela. Sikur sëmuremi me sëmundje të tjera, edhe kjo kështu është,prandaj ruajmë anonimitetin”, u shpreh ai për Report Tv. 

Numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 766, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me COVID edhe 16 persona të tjerë. Harta është zgjeruar me 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat. Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në  455 dhe kanë humbur jetën 30 persona. Nga 281 pacientë aktivë me COVID19 në vendin tonë vetëm 10 % po trajtohen në dy spitalet COVID.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj viktimat e covid ne shqiperi erion veliaj viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2020, 10:46

Në kohën kur e gjithë audienca e vendit ishte drejtuar tek fluturimi i Behgjet Pacollit në Aeroportin e Tiranës, një eskortë e veturave ku ishte edhe Presidenti...