Politike

‘Mend nuk ka, ka vetëm gaz’/ Karantina bën kreativ Ramën, ‘sulmon’ kundërshtarët me memoji. I ktheh

28 Prill 2020, 22:12 Nga DOSJA
‘Mend nuk ka, ka vetëm gaz’/ Karantina bën kreativ

TIRANË– Kryeministri Edi Rama duket se kohën në karantinë po e kalon duket bërë video-meme dhe duke krijuar ‘memoji’ të kundërshtarëve të tij politikë. Pas kryedemokratit Lulzim Basha, radhën sot e kishte Sekretari i Përgjithshëm i  PD-së, Gazmend Bardhi.

Rama ka përdorur një prej deklaratave të Bardhit për të krijuar memen, duke bërë ironi edhe me emrin e demokratit.

Joooo! Ulje pagash, eksperiment i rrezikshëm. Gazmend. Eh prindërit e shkretë. Gaz, mend. Duhen gaz duhen dhe mend. Po mend nuk ka, ka vetëm gaz. Gaz, gaz, gaz! O Zot!,”-thotë Rama në video.

Nuk ka vonuar shumë edhe reagimi i Bardhit, i cili e ka cilësuar vulgare sjelljen e kreut të qeverisë, duke ia kthyer me të njëjtën batutë se prindërit e kanë mësuar se të marrësh paratë e popullit është vjedhje.

Hajduti Ilir Beqja, që ka hapur restorantin më të shtrenjtë të Tiranës për të pastruar paratë e vjedhura, propozoi që gropën e parave të vjedhura nga ai dhe Edi Rama ta mbushin duke ulur pensionet dhe rrogat e qytetarëve. Me këtë deklaratë publike të bashkëpunëtorit të tij, Edi Rama testoi a mund të marrë paratë nga pensionistët dhe rrogëtarët, në mënyrë që të mos prekë koncesionet dhe oligarkët. Kur e pa që kjo ide ndezi reaksion publik, me një sjellje vulgare të paparë ndonjëherë mes politikanëve në botë, u kthye të bëjë kllounin, e përshtatshme për ordinerët dhe oligarkët injorantë me të cilët Rama rri, ha, pi e feston paratë që i vjedhin bashkë Shqipërisë. Po! Unë nuk kam mend si hajduti Beqaj për të shpik koncesione sesi të vjedhë Edi Rama me bandën në pushtet! Nuk bëj dot estradë, si Edi Rama, kur shqiptarët janë pa bukë. Nuk bëj dot eksperimente me varfërinë e qytetarëve. Nuk e shes dot rritjen e taksave si favor për njerëzit, siç bën Edi Rama dhe kallauzi i tij Ilir Beqaj. Prindërit më kanë mësuar që këto quhen hajni!,”-shkruan Bardhi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazmend bardhi edi rama gazmend bardhi

Sondazh

Poll