Politike

”Kanë vrarë veten 3 persona për shkak të ekonomisë “/ Besart Kadia debat me Denajn, ministrja: S’kam ardhur të dëgj

29 Prill 2020, 09:37 Nga DOSJA
”Kanë vrarë veten 3 persona për shkak të

Tiranë- Ministrja  e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka pasur një debat mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”  me ekonomistin Besart Kadia në lidhje me situatën ekonomike në vend. Kadia u shpreh se shqiptarët po vrasin veten nga vështirësitë ekonomike. Ndërsa Denaj u shpreh se nuk mund të hidhet vrerë mbi të dhe punën e saj.

Debati:

Besart Kadia: Nëse keni ndonjë gjë në dorë, çfarë i thoni kryeministrit, kur duhet të hapen bizneset, se vendi është në recesion?

Ministrja Anila Denaj: E para kërkoj më respekt për pozicionin dhe profilin e punës. Nëse pyetja është për mua, ma adresoni mua pyetjen, nëse pyetja është për kryeministrin adresojani pyetjen atij

Kadia: Unë kam shumë respekt, por nuk po e kuptoni situatën ekonomike…

Denaj: Situata ekonomike është e tillë që po e adresojmë, duke mbështetur nevojë për të gjithë grupet me nevojë imediate të imediate me ndihmë ekonomike. Do isha kurioze të kthehesha pas, të shikoja sa kritik keni qenë me formalizimine  ekonomisë. Pra sa kritik keni qenë të ardhurat.  Para se t’i kërkosh qeverisë, t’i kërkosh bizneseve që kanë hequr punonjësi, sidomos biznesve të mëdha. Pse nuk jeni kritikë me ata?

Kadia: Jemi në fatkeqësi natyrore…

Denaj: Sigurisht që qeveria do të marrë nga buxheti dhe sa shkurtime ka këtë vit.

Kadia: Biznset sot kanë probleme, janë pa likuiditet, keni detyrim që t’i thoni që do shtyen taksat. Qeveria shqiptare me pagën që po jep, 80 milionë euro, dëmi që po i bëhet ekonomisë është mnbi 1 miliardë euro, po ti vesh në balancë, dihet dëmi i ekonomisë.

Denaj: Nës e shtyjmë taksat, me çfarë do ta ndihmojmë ne ekonominë.

Kadia: Sa veltilatorë të rinj keni blerë? Me 10 milionë euro ventialorë kishim mbyllur të gjitha problemet,

Denaj: Unë kam ardhur si minstre e financave këtu dhe nuk kam ardhur të dëgjoj të gjithë vrerin që ju doni të hidhni. Ka formate të tjera sesi ju mund ta hidhni vrerin.

Kadia:  Ç’vrer moj, po ju….

Denaj: Më bëni pyetjen për atë që më takon.

Kadia: Pagën e luftës e vendos kryeministri, nuk e di akoma… e quan pagë lufte.

Denaj: Nëse termi pagë lufte nuk pëlqehet, mund të jetë e drejtë…  Sot ka rëndësi jeta e njerëzve.

Kadia: 3 veta kanë vrarë veten zonjë nga situata ekonomike.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anila denaj besart kadia anila denaj besart kadia

Sondazh

Poll