Politike

Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet për herë të parë online më 6 maj

29 Prill 2020, 09:46 Nga DOSJA
Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet për herë të

Tiranë- Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet online më datën 6 maj. Mësohet se  qëllimi i kësaj mbledhjeje është informimi i anëtarëve të këtij Komisioni mbi ecurinë e Reformës gjatë kësaj periudhe pandemie. Më 6 maj të dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri i mazhorancës dhe Rudina Hajdari do të informojnë anëtarët e këtij komisioni për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës. Raportimi do të bëhet për periudhën nga momenti i krijimit të Këshillit Politik me pjesëmarrjen e opozitës jashtë parlamentare dhe deri ne fillim të muajit Mars, kur u ndërpre edhe puna e këtij komisioni.  Disa ditë më parë u shty edhe afati i Reformës Zgjedhore, deri më 30 qershor, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

 

Mbledhja e fundit e këtij komisoni është zhvilluar në fillim të marsit, ku opozita jashtëparlamentare depozitoi disa propozime për ndryshime, që prekin numërimin e votave dhe administratën zgjedhore. Po ashtu PD e LSI kërkojnë dhe qeveri kujdestare 100 para zgjedhjeve. Nga ana tjetër opozita brenda Kuvendit ka kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe lista të hapura. Maxhoranca është shprehur e hapur për të gjitha variantet dhe çdo propozim do u dërgohet ekspertëve. Miratimi i një reforme-zgjedhore me pëlqimin e të gjitha palëve, është një prej kushteve të vendosura për çeljen e negociatave të Shqipërinë me BE-në.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike reforma zgjedhore rudina hajdari reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll