Politike

“Ndodhet tek apartamenti i tij”, këshilltari i Behgjet Pacollit konfirmon se milioneri nuk është futur në karant

29 Prill 2020, 10:41 Nga DOSJA
“Ndodhet tek apartamenti i tij”, këshilltari i Behgjet Pacollit

TIRANË- Ka nisur një debat politik tashmë në Kosovë rikthimi i biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli. Pasi avioni i tij nuk u ul dot dje në Prishtinë, ai erdhi në Shqipëri, ku njësoj si në Kosovë do të duhet të ishte vendosur në karantinë 14-ditore, në qendrat e karantinës që janë caktuar nga Task-Forca e qeverisë shqiptare. Por jo, Pacolli ndodhet në komoditetin e apartamentit të tij në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga këshilltari i tij, Naim Murseli.  Murseli tha për Gazetën Express se Pacolli është në Tiranë në shtëpinë e tij.

“Po, ai gjendet në apartamentin e tij në Tiranë”, ka thënë shkurt Murseli.

Pacolli kërkoi dje të hynte në Prishtinë, por pa iu nënshtruar rregullit për të qëndruar 14 ditë në karantinën e ngritur tek Qendra e Studentëve. Autoritetet kosovare ia refuzuan kërkesën Pacollit, duke thënë se rregullat e karantinimit për këdo që futet në Kosovë nga jashtë janë të njëjta.

Por duket se qeveria shqiptare është treguar më bujare, duke e lejuar që të hyjë dhe të shkojë direkt e në shtëpinë e tij, ndërkohë që emigrantët e riatdhesuar luftojnë nëpër hotelet-karantina, duke mos mundur që të shkojnë nëpër banesa edhe kur i kanë mundësitë e vetë-karantinimit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike behgjet pacolli behgjet pacolli

Sondazh

Poll