Politike

“Edhe 100 pranvera! Gjithmonë kuqezi”/ Meta uron të birin për ditëlindje, publikon foto mes natyrës

29 Prill 2020, 07:30 Nga DOSJA
“Edhe 100 pranvera! Gjithmonë kuqezi”/ Meta uron të birin

Tiranë- Mëngjesin e sotëm presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar Besarin, djalin e tij  për ditëlindje. Kreu i shtetit ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook, ku i uron djalit të tij të madh edhe 100 pranvera të tjera.

Të dy shfaqen në foto të buzëqeshur dhe ndodhen mes gjelbërimit. Një detaj tjetër është veshja kuqezi e presidentit me të birin.

“Edhe 100 pranvera! Gjithmonë kuqezi!”, shprehet Meta në postimin e tij në Facebook.

Gjatë kësaj periudhe karantine, presidenti i vendit ka publikuar foto nga natyra. Meta po shijon bukuritë natyrore, ndërkohë që shqiptarë janë në izolim.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditëlindja e djalit të metës ilir meta ditëlindja e djalit të metës ilir meta

Sondazh

Poll