Aktualitet

“S’kam pse të jem i lumtur”/ Mjeku Koraqi flet pas shërimit: Nuk e di nëse kam imunitet apo jo, edhe testi serologjik m

29 Prill 2020, 09:13 Nga DOSJA
“S’kam pse të jem i lumtur”/ Mjeku Koraqi flet pas

Tiranë- Mjeku Andi Koraqi, i cili fitoi betejën me COVID-19 ka deklaruar për “Abc News” se ka raste që edhe testet serologjike  mund të gabojnë, pasi sipas tij një person që e ka kaluar virusin dhe testohet mund edhe të dalë negativ. Ai theksoi më tej se ende nuk është vërtetuar nëse ata që tashmë janë shëruar nga ky virus kanë fituar imunitet.

“Edhe unë nuk kam pse të jem i lumtur që e kam kaluar virusin pasi nuk e di nëse kam imunitet apo jo, sepse nuk e dimë a mund të kthehet apo jo. Nëse një person bën testin serologjik dhe e ka kaluar virusin edhe mund të dalë negativ. Ne nuk kemi kurrë një imunitet grupi dhe qëllimi i gjithë masave ka qenë që kurba të jetë e sheshtë. Ne kemi një javë që kemi nisur testimet serologjike dhe nuk kemi filluar analizimin e tyre. Ne po testojmë grupet që janë me rrisk, punonjësit e shëndetësisë që kanë propabilitetin më të madh për të rënë në kontakt me virusin”, tha Koraqi.

Për çështjen e vaksinës për COVID, ai u shpreh:  “Në rast se vaksina del, ndërpritet zinxhiri i transmetimit. Ndërpritet dhe infeksioni. Janë 40 laboratorë që janë në testim e sipër. Vaksina mund të prodhohet në shumë vende. Po të jetë e mundur mund të prodhohet edhe në Shqipëri”. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi koraqi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi andi koraqi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll